Paga është një kriter i rëndësishëm pune për të gjithë. Një konkurs për vende të lira pune që u publikua në Kleine Zeitung në Austri, është bërë hit për shkak të kushteve që duhet të plotësojë punonjësi i ardhshëm, por edhe për shkak të pagës që ofron kompania.
Advertisements
Punëdhënësi ofron 15 rroga në vit në vlerë prej 6 mijë euro në muaj dhe në këmbim kërkon dikë që njëkohësisht mund të luajë rolin e kujdestarit të shtëpisë, kuzhinierit privat dhe të kopshtarit.
Përveç vaksinimit kundër coronavirusit, kandidati duhet të jetë trajnuar në fushën e gastronomisë dhe turizmit si dhe të ketë përvojë pune në hotele.
Advertisements
Një prej kushteve është që kandidati duhet të jetë “i mrekullueshëm në sjellje, i kujdesshëm dhe të jetë fleksibil, besnik dhe diskret”./
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!