Kombëtarja shqiptare mbaroi rrugëtimin e saj në eliminatoret e Botërorit 2022, por ditën e nesërme do të nisë një kapitull i ri. Kombëtarja do të mësojë kundërshtarët e grupit për edicionin 2022- 2023 të Ligës së Kombeve, ku nesër në orën 18:00 në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti i grupeve. Ky është viti i tretë që ky kompeticion organizohet dhe siparin do e ngrejë në qershorin e ardhshëm. Ashtu si formatin e vjetshëm, UEFA Nations League do të ndahet në katër liga: A, B, C, D, ku në tri të parat do të kemi nga 16 ekipe të cilat do të ndahen në 4 grupe me nga 4 skuadra.
Advertisements
Ndërsa liga D do të ndahet në dy grupe, një me katër skuadra dhe një me tri. Gjashtë ndeshjet e para do të luhen nga qershori deri në shtator, për t’ia lënë më pas vendin Kupës së Botës “Katar 2022”. Sa u përket grupeve, katër ekipet që do të fitojnë grupin ku bëjnë pjesë do të kalojnë në fazën finale. Aty do të përballen me njëra-tjetrën për të nxjerrë një fitues të vetëm.
LEXO EDHE Probleme për Atletico Madrid, dëmtohet Griezmann
Kombëtarja jonë ka një ecuri pozitive në Ligën e Kombeve. Edicionin e kaluar Shqipëria ndodhej në Ligën C dhe arriti të fitonte grupin ku ndodhej dhe në këtë edicion është ngjitur në Ligën B, ku edhe niveli i skuadrave është më i lartë. Në Ligën B marrin pjesë kombëtare si Suedia, Ukraina, Rusia apo Sllovenia. Gjithçka do të zbulohet në datën 16 dhjetor, kur Shqipëria do të njohë edhe rivalët që do të ketë në grup.
Advertisements
Ndërsa, lidhja mes këtij kompeticioni dhe Europianit 2024, mundësia për të shkuar në Europian nëpërmjet Ligës së Kombeve nuk është bërë akoma e ditur, pasi UEFA nuk ka publikuar formatin e “Euro 2024”. Ky informacion pritet që të zbulohet nesër, kur hidhet edhe shorti i grupeve.
VAZO 1
Ukraina
Suedia
Bosnja
Islanda
VAZO 2
Finlanda
Norvegjia
Skocia
Rusia
VAZO 3
Izraeli
Rumania
Serbia
Rebublika e Irlandës
VAZO 4
Sllovenia
Mal i Zi
SHQIPERIA
Armenia
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!