Një aksident ka ndodhur pak më parë në fshatin Vidhas të Elbasanit, ku një makinë ka përplasur një prej këmbësorëve që po ecte në rrugë.
Advertisements
Goditja ishte fatale dhe për pasojë këmbësori 65-vjeçari Banush Balla ka ndërruar jetë. Policia ka ndaluar drejtuesi e mjetit 21-vjeçarin me iniciale N.N.
Njoftimi:
Elbasan/Informacion paraprak
Advertisements
Me datë 15.12.2021, rreth orës 17:00, në aksin rrugor Elbasan-Papër, fshati Vidhas, mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin N. N., 21 vjeç ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. B., 65 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi B. B., ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!