Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, pas kallëzimit të LSI për dosjen e inceneratorëve.
Advertisements
Rama i ëhstë përgjigjur një komentuesi në rrjetet sociale, ku shprehet se PS nuk do të bëhet mburojë e askujt në luftën me drejtësinë, ndaj edhe Lefter Koka duhet të përballet i vetëm.
Gjithashtu kryeministri shprehet se nuk i bën fare përshtypje arrestimi i Lefter Kokës, pasi në fund të fundit, inceneratori është aty dhe do të vazhdojë të shërbejë për mbrojtjen e qytetarëve nga ndotja.
Advertisements
“Syrja Islami halle halle kjo dynja halli hallit nuk i ngja thote populli. Por qe t’i pergjigjem thelbit te komentit tend, edhe impiantet moderne te perpunimit te mbetjeve, qe i kane hapur rrugen e shpetimit afatgjate nga ndotja e rende e plehrave zones se Elbasanit, Tiranes e Fierit gjithashtu, edhe Reforma ne Drejtesi po se po, jane vepra te shumices sone qeverise per te cilat une jam e do te jem gjithnje krenar, keshtu qe euforia baltosese e atyre qe bejne politike me akuza e me moton shpif e shpif se dicka do mbetet, per arsye te ndalimit dje nga SPAKU te ish-ministrit te mjedisit, nuk me ben asnje pershtypje, sepse nga njera ane investimi ne Elbasan eshte aty, ne syte e te gjitheve e ne baze te kontrates tanime ai eshte prone publike e bashkise se Elbasanit qe do te sherbeje per te vazhduar mbrojtjen e zones nga ndotja, ndersa nga ana tjeter ceshtja e ish-ministrit me SPAK-un dhe drejtesine, nuk eshte as ceshtje politike, as ceshtje partiake, as ceshtje kolektive, po ceshtje individuale.
Ne nuk e kemi udhehequr dhe nuk e mbeshtesim pa kushte Reformen ne Drejtesi, si pale politike po si force udheheqese politike e morale e shqiptareve pa dallim, keshtu qe per mua e per Partine Socialiste mbetet e pandryshuar vija e kuqe e dites se pare ne detyre: Cilidoqofte, pa dallim partie duhet te perballet vete me drejtesine! Dhe cilindoqofte nder ne, qe merret si i pandehur nga organet e pavarura te drejtesise, duhet te ballafaqohet me drejtesine bashke me avokatin e vet, sepse Partia Socialiste nuk eshte zyre avokatie e askujt prej nesh dhe deri ne vendimin perfundimtar gjyqesor, askush nder ne qe ka pune me drejtesine nuk mund te jete pjese e familjes sone politike. Kaq”, shkruan Rama.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!