Lajmi fundit/ Asnjë humbje jete nga Covid në Kosovë, ja sa raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Advertisements

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar edhe 11 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Sot janë shëruar 11 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.925.

Advertisements

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

15 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.413 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.650.162 doza të vaksinës.
Deri më sot 774.547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.985 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.925.
Në total numri i rasteve aktive është 314.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMori peng të dashurën dhe e keqtrajtoi/ Kjo është shkuara e Jurgen Dukës i cili u vra nga polici
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Aksident i rëndë në mes të Tiranës, shikoni ku ka përfunduar makina (FOTO)