Jurgen Duka u qëllua me armë zjarri në orën 00:20, një orë e 20 minuta pasi kishte filluar ora policore e vendosur për shkak të pandemisë
Advertisements
Policia nxitoi të rendiste precedentët penalë të viktimës, që në fakt nuk zhbëjnë aspak atë që ndodhi, por deri diku tregojnë sërish një lloj neglizhence në zbatimin e orarit të mbylljes.
Duka, duke qenë se rezultonte person me precedentë penalë, nuk do ta ketë pasur të lehtë të kërkojë e të marrë “leje dalje”, në portalin “e-Albania”. Megjithatë, ai ndodhej jashtë shtëpisë, jashtë orës policore, madje sipas Policisë, edhe nën efektin e alkoolit, që do të thotë se ka qenë në ndonjë lokal duke pirë.
Advertisements
Një zinxhir rrethanash që sollën një tjetër ngjarje të rëndë gjatë orës policore, që në kushtet e zbatimit normal të rregullave kjo ngjarje mund të shmangej. Të paktën për aq kohë sa motivi, nisur edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, duket se ka qenë krejt banal dhe i çastit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!