Anëtarët e PS në Komisionin e Ligjeve kanë ngatërruar deputetin e Partisë Demokratike Dashnor Sula. Deputeti demokrat ishte duke komentuar ngjarjen e djeshme, ku u arrestua ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.
Advertisements
“Siç keni bërë shumë gjëra në këtë vend, nuk dua të përfitoj nga ngjarja e djeshme, por keni kaq vite që trumbetoni me të madhe që po heqim plehrat, do pastrojmë Shqipërinë, doli që ju po pastroni paratë jo plehrat. Për këtë duhet të na vijë turp të gjithëve, të majtë dhe të djathtë që ligjërojmë problematika kaq të mëdha të qeverisjes së sotshme dhe të djeshme të PD, problematika në këtë vend nuk është 8-vjecare, por 30-vjecare”, tha ai.
Më tej, Sula solli në vëmendjen “Check up-in”.
Advertisements
Dashnor Sula: E dini si është ky problem, ky është si check up i Vilma Nushit, qeveria thotë se ne do ti japim zgjidhje…
Deputeti: Si e the?
Sula: Nuk di mirë anglisht, checkup
Deputeti: Ketchup the…
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!