Tani president i një prej superfuqive botërore, dikur taksist! Vladimir Putin rrëfen për herë të parë të kaluarën e vështirë

Presidenti Vladimir Putin, ka treguar se si u shkatërrua “Rusia historike” gjatë rënies së Bashkimi Sovjetik tre dekada më parë.

Advertisements

Ai tha se kriza ekonomike që pësoi ishte aq e keqe sa u detyrua që të dilte natën dhe të punonte si një shofer taksie.

Komentet e Putinit, të publikuara nga televizioni shtetëror, ka mundësi të nxisin më tej spekulimet rreth synimeve të politikës së tij të jashtme mes kritikëve, të cilët e akuzojnë atë se planifikon të rikrijojë Bashkimin Sovjetik dhe se po mendon për një sulm ndaj Ukrainës , një nocion që Kremlini e ka hedhur poshtë si frikë.

Advertisements

“Ishte një shpërbërje e Rusisë historike nën emrin e Bashkimit Sovjetik,” tha Putin për shpërbërjen e vitit 1991.

“Ne u shndërruam në një vend krejtësisht tjetër. Dhe ajo që ishte ndërtuar mbi 1000 vjet ishte e humbur kryesisht,” shtoi ai, duke thënë se 25 milionë rusë në vendet e reja të pavarura papritmas e gjetën veten të shkëputur nga Rusia, pjesë e asaj që ai e quajti “një tragjedi e madhe humanitare”.

Putin gjithashtu tha për herë të parë se si ai u ndikua personalisht nga kohët e vështira ekonomike që pasuan kolapsin sovjetik, kur Rusia pësoi inflacion dyshifror.

“Nodnjëherë, mua më është dashur që të punoj natën dhe të ngas taksi. Është e pakëndshme të flasësh për këtë, por, për fat të keq, kjo ndodhi”, tha presidenti.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇ’po ndodh? Forca të shumta policie mbërrijnë në godinën ku ndodhet Basha me Berishën (VIDEO)
Artikulli tjetërPas gabimeve teknike, hidhet zyrtarisht shorti i “Champions League”, përballje historike na presin!