1 milion euro pasuri shkojnë në arkën e shtetit shqiptar. Prokuroria Speciale SPAK bën me dije se një vilë, një pulari dhe mijëra euro cash, të cilat i përkisnin një grupi kriminal, janë konfiskuar dhe tashmë i kalojnë në llogari shtetit.
Advertisements
Është provuar se ato janë krijuar nga aktiviteti kr iminal i disa shtetasve shqiptarë në Danimarkë dhe mbi to është vendosur masa e përhershme e konfiskimit. Pak ditë më parë, 5 milionë euro pasuri u konfiskuan nga SPAK dhe kaluan në llogarinë e shtetit.
“Pasuri dhe Cash konfiskuar nga SPAK.al! Pasuri e krijuar nga aktivitet kriminal – trafik ndërkombëtar d roge në Danimarkë. Vlera: 1 Milion € i kalojnë shtetit shqiptar. Pasuritë & cash konfiskuar nga SPAK.al që i kalojnë shtetit shqiptar:
Advertisements
Një aktivitet biznes pulari në Shkodër =400 mijë €
Një aktivitet biznes pulari në Shkodër =400 mijë €
5 automjete të ndryshme
173 500 € & 8.6 Milion lek cash”, njofton Prokuroria Speciale në twitter.
Koto pasuri u përkisnin shtetasve Astrit Beqiri dhe Dhimitër Shkodrani. Në mars të vitit 2021, këta dy persona janë dënuar me 14.2 vite burg, pasi akuzoheshin për pastrim parash. Grupi ku bënin pjesë Beqiri dhe Shkodrani trafikonte kokainë në vendet e BE dhe sipas njoftimit të SPAK, ata kanë trafikuar rreth 1.6 ton kokainë.
Sipas hetimeve të kryera dhe në Danimarkë, grupi k riminal i sillte paratë cash në Maqedoni me autobus nga Danimarka. Paratë i merrte Dhimitër Shkodrani në Maqedoni dhe i sillte te Astrit Beqiri në Shqipëri.
1/2 Pasuri dhe Cash konfiskuar nga https://t.co/YUnZs7nura! Pasuri e krijuar nga aktivitet kriminal – trafik ndërkombëtar droge në Danimarkë. Vlera: ~ 1 Milion € i kalojnë shtetit shqiptar🇦🇱!
Mision i https://t.co/YUnZs7nura! pic.twitter.com/8NMjCSpBHL— Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (@SPAK_Albania) December 13, 2021
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!