Pas përfundimit të mbledhjes, Basha u dërgon mesazh anëtarëve të Këshillit Kombëtar, ja çfarë i shkruan

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar ku u votua rezoluta për shkarkimin e disa prej anëtarëve të kryesisë, si ndëshkim për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e dhënë për Kuvendin e djeshëm të PD-së, Basha ka dërguar një mesazh falenderimi për anëtarët.

Advertisements

Kreu i demokratëve, u shprehu mirënjohje dhe falenderim duke shkruar më tej se shpresonte që bashkëpunimi të vazhdonte edhe në datën 18 dhjetor e cila është data kur ky i fundit me anë të miratimit nga kryesia, ka thirrur Kuvendin Kombëtar.

Mesazhi i Plotë nga kryetari Lulzim Basha, drejtuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD:

Advertisements

Mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar ishte e një rëndësie kyçe për demokratët dhe rrugën që do ndërtojmë.

Pjesëmarrja juaj ishte një vlerë e madhe, për të cilën mirënjohja ime është e thellë, në këto kushte komplekse.

Ju falenderoj për gjithçka bëtë të mundur me vendimet, frymën dhe mbështetjen tuaj të paçmim.
Në ditët në vijim, në 18 Dhjetor e më tej do të vijojmë me këtë frymë si bashkëpuntorë të vyer.

Me respekt!

Lulzim Basha

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE dhimbshme! Kishte qenë në të njëjtën qeli me ish kreun e komunës, ndahet nga jeta ish ushtari i UÇK-së (Emri+Foto)
Artikulli tjetër“Ka frikë se viktimizimi më jep pikë”, Arjola e revoltuar keq me Donaldin: Ka fytyrë dhe më pyet…