Situata e përmbytjeve në vend / Ministrja Kushi: Ja shkollat që nuk do të zhvillojnë mësim

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka publikuar një status në lidhje me ndikimin që situata e përmbytjeve ka patur në shkollat e disa zonave të caktuara.

Advertisements

Ajo ka kërkuar nga nxënësit, prindërit dhe mësuesit qëtë bëjnë kujdes në zonat e prekura nga përmbytjet, ndërkohë që ka deklaruar emrat e shkollave të cilat nesër nuk do të mund të hapin dyert deri në normalizimin e situatës

Statusi i plotë i Ministres Kushi:

Advertisements

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,

Po ndjekim me kujdes situatën e krijuar në Qarkun e Vlorës dhe atë të Fierit nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumenjve dhe përmbytje në disa zona rreth tyre.

Zyrat vendore arsimore parauniversitare në bashkëpunim me shtabet përkatëse të emergjencave civile po ndjekin nga afër situatën e krijuar edhe në shkollat që ndodhen në këto zona.

Për të shmangur çdo lloj rreziku, Ministria e Arsimit dhe Sportit vendosi që mësimi të mos zhvillohet në shkollat e mëposhtme, deri në përmirësimin e situatës:

???? Gjimnazi “Hajredin Beqari”, Selenicë

???? Shkolla 9-vjeçare “Todi Koceli”, Selenicë

???? Shkolla vartëse e arsimit fillor “Sile Hoxha”, Rromës

???? Shkolla 9-vjeçare “Sabri Pelivani”, Karbunarë

???? Shkolla 9- vjeçare vartëse “Thoma Sema”, fshati Ferras.

Do t’ju lutesha që të bënit sa më shumë kujdes gjatë lëvizjeve tuaja deri në përmirësimin e situatës në zonat e përmbytura.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakArjola vazhdon me akuzat kundër Donaldit: Ka fytyrë dhe më pyet…
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 13 dhjetor 2021