Ka nisur votimi i fshehtë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike për shkarkimin nga funksionet në PD të Edi Palokës dhe 9 përkrahësve të tjerë të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Advertisements
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi është shprehur se Partia Demokratike nuk do të përjashtojë asnjë prej tyre, por bëhet fjalë për shkarkim nga funksionet, pasi kanë tentuar të formojnë një celulë ilegale që kërkon t’i mbivendoset PD-së.
“Sot nuk merret asnjë vendim për përjashtim, por për shkarkim nga funskionet. Disa anëtarë të Kryesisë nuk kanë respektuar vendimin e Kryesisë së Partisë për thirrjen në datën 18 të Kuvendit Kombëtar. Përkundrazi! Janë angazhuar për ngritjen e strukturave paralele për te zëvendësuar ato të ligjshme statutore të PD. Për ta nuk ka më kyetar partie, nuk ka sekretar të përgjithshëm, nuk ka nënkryetarë, nuk ka Kryesi, nuk ka Këshill Kombëtar, perveç një trupe që sillet si celulë ilegale që kërkon t’i mbivendoset istitucioneve legjitime të partisë. Për këtë arsye, ata mund të bëjnë çfarë të duan jashtë institucioneve të partisë, por nuk mund të veprojnë si anëtarë të Kryesisë qendrore të PD. Ky është propozimi ndaj Këshillit Kombeëtar. Nuk po marrim masë disiplinore ndaj askujt, edhe tse interesi elektoral i PD me veprime të tilla, na jepte të drejtën e masave disiplinore sipas nenit 27”, deklaroi Bardhi.
Advertisements
Pyetja në fletën e votimit është:
A jeni dakord me propozimin e kryesisë për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka
Anëtarëve të kryesisë:
Flamur Noka
Aldo Bumçi
Gent Strazimiri
Albana Vokshi
Oerd Bylykbashi
Si dhe sekretarëve:
Ervin Minarolli
Ivi Kaso
Belind Kelliçi
Ledina Mandia
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!