Dje në mbrëmje flamuri shqiptar u ngrit lart në Beograd, në arenën ku po mbahet Botërori i boksit amator. Mundësimi i valëvitjes së flamurit shqiptar është siguruar nga pjesëmarrja e boksierit shqiptar, Alban Beqiri, i cili fitoi medaljen e bronzit në kategorinë deri në 71 kilogramë.
Advertisements
Valëvitja e flamurit shqiptar dhe thirrja e emrit të Beqirit midis emrave të fituesve të medaljeve në këtë Botëror, ka shkaktuar fishkëllima të shumta nga ana e tifozëve serbë të pranishëm.
Megjithatë, kjo nuk e ka penguar aspak boksierin shqiptar të përfaqësojë denjësisht kombin shqiptar në arenën serbe.
Advertisements
Kujtojmë këtu që Alban Beqiri shënoi rezultatin më të lartë të të gjitha kohërave për Shqipërinë në këtë sport.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!