Prej shumë javësh, “Big Brother VIP” është kthyer në emisionin më të ndjekur në të gjitha trevat shqiptare. Që nga dita e parë që nisi transmetimin e deri tani, komentohet pa fund në çdo vend. Tashmë publiku ka banorin e vet të preferuar dhe atë që nuk e pëlqen aspak.
Advertisements
Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim vitet më parë, “Big Brother” kësaj radhe erdhi me një format krejt ndryshe. Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë personazhe të njohur të ekranit, nga aktorë, balerinë, këngëtarë, moderatorë, modele apo blogerë.
Ndërkohë për këtë reality show, si asnjëherë më parë kanë qarkulluar edhe “teori konspirative” të shumta. Si pasojë, moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, ka vendosur që t’u përgjigjet disa prej pyetjeve të ndjekësve që janë kuriozë të dinë sa më shumë për BB VIP.
Advertisements
Ajo u ka kërkuar atyre t’i tregojnë teoritë konspirative që kanë dëgjuar për “BB VIP”.
“Që dikush nga pjesëmarrësit ka marrë 30 mijë euro për t’u bërë çift fallco me një tjetër pjesëmarrës”, shkruan dikush, ku Arbana përgjigjet me humor: “Po, ashtu është”, dhe në sfond është Sara Hoxhën duke qeshur me të madhe.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!