Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin.
Advertisements
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -3°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 05°C në 10°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 11°C.
Era do të fryjë në drejtim Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.
Advertisements
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -5°C në 1°C dhe në zonat e ulëta nga -3°C në 04°C.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!