Këto shenja të horoskopit janë më të eturat për hakmarrje

“Hakmarrja është një pjatë e cila serviret e ftohtë” thotë një shprehje. Por jo të gjithë njerëzit hakmerren njësoj. Astrologjia e ndan hakmarrjen sipas 12 shenjave të zodiakut, duke treguar se si ndryshojnë shenjat nga njëra-tjetra në këtë pjesë. Jeni kuriozë? Zbulojeni më poshtë:

Advertisements

Dashi – Si një shenjë impolsive, mos prisni që Dashi të hakmerret duke përdorur strategji apo gjëra si këto. Një Dash vepron shpejt dhe nuk lë hapsira për reagime të civilizuara. Çfarëdo që ata bëjnë, është e menjëhershme dhe e drejtpërdrejtë.

Demi – Të lindurit në shenjën e Demit mund të krijojnë përshtypjen se nuk janë të mërzitur apo të prekur nga ajo çfarë i keni bërë. Ata do ta mendojnë dhe do e gjykojnë situatën në mënyrë të mirëfilltë. Indiferenca e Demit, mund të jetë hakmarrja më e mirë.

Advertisements

Binjakët – Ata janë ekstremisht të paparashikueshëm. Nëse e prek një Binjak aty ku i dhëmb më shumë, prisni prej tyre të realizojnë planin më të lig që mund të keni parë. Por gjithashtu janë shenjë që falin shpejtë.

Gaforrja – Edhe pse duket shumë emotive, pikërisht kjo mund të jetë një ndër arsyet që kjo shenjë ka dhe një hakmarrje të hidhur. Nëse nuk dëshironi të bini pre e tyre, përpiquni t’i merrni me të mira. Ata dëshirojnë të jenë të rëndësishëm.

Luani – Hakmarrja e kësaj shenje kaq krenare i përngjan më tepër një Cunami. Fillimisht, ata mund të japin përshtypjen se e kanë kaluar apo se ju kanë falur, por do të godasin atëhre kur nuk e pret. Luani nuk pranon faljen, këtë kijeni parasysh.

Virgjëresha – Të lindurit në këtë shenjë janë shumë kokëfortë dhe hakmarrës. Ata do t’ju nxijnë jetën deri sa ta pranoni 10000 herë që Virgjëresha ka gjithmonë të drejtë. Mos u përpiqni t’i bëni dhurata në rast se i keni lënduar. Në shumicën e rasteve do t’ju a kthejnë mbrapsht.

Peshorja – Kjo shenjë është e dashuruar me dramën. Në rast konflikti Peshoret nuk do ta përballojnë shumë mirë, dhe do e çojnë situatën deri në gjendje lufte. Një prej taktikave më të përdorura të peshores është qëndrimi i ftohtë, dhe të mos ju flasë më kurrë. Më e mira që mund të bëni është që të mos përfhsiheni në një debat me ta.

Akrepi – Bëni kujdes kur lëndoni një Akrep, pasi mund t’ju shkaktojë një dëm të pariparueshëm. Ata nuk falin lehtë, dhe reagimi i tyre drejt refuzimit është shumë helmues. Nëse i lëndoni, bëni mirë të mos i dilni më përpara, janë shumë të rrezikshëm.

Shigjetari – Me këtë shenjë e keni të thjeshtë. Ata nuk mbajnë shumë ndjenja negative brenda vetes dhe maksimumi i hakmarrjes së tyre, është një fjalë e rëndë. Ata janë shenja më tolerante e gjithë zodiakut.

Bricjapi – Të lindurit në shenjën e Bricjapit janë kokëfortë, hakmarrës dhe kurrësesi nuk falin lehtë. Ata do të bëjnë gjithçka për t’ju bërë keq nëse i lëndoni. Ata madje mund të krijojnë edhe thashetheme për ju.

Ujori – Ata nuk falin lehtë. Një Ujor nuk është shumë racional kur vjen puna te toleranca. Duhet shumë punë që një Ujor të heq dorë nga inati që mund të ketë.

Peshqit – Edhe nëse ata ju japin idenë sikur ju kanë falur, gjithmonë do e ndjeni qëndrimin e tyre ironik dhe të ftohtë karshi jush. Ata janë krenarë dhe lëndohen lehtë. Hakmarrja e tyre mund të jetë e vonuar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSali Berisha sulmon Bashën: U përkul para regjimit! Duhet t’i vendoste Edi Ramës kufirin te thana, qëkur drejtonte Bashkinë e Tiranës! (E PLOTË)
Artikulli tjetërRomeo ia “vë syrin” shoqes së Arta Nitajt, modelja joshëse e konfirmon (FOTOT)