I fundit! Kuvendi i Berishës shkarkon Bashën nga PD! Anulon Kuvendin e 18 Dhjetorit

Në Kuvendin e PD të thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha, me pjesëmarrje masive, kryetari i Komisionit Belind Këlliçi deklaroi se anëtarët me votim të fshehtë kanë votuar pro shkarkimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha për thyerje të rënda të statutit.

Advertisements

“Në mbështetje të nenin 43, gërma C të statutit të PD, me propozimin e një grupi prej 7 deputetësh të PD dhe 15% të delegatëve, Kuvendi Kombëtar vendosi, të votojë me votim të fshehtë për shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha, për thyerje të rënda të statutit…”, tha ndër të tjera Këlliçi.

Ndër të tjera Kuvendi i Berishës la anuluar Kuvendin e thirrur nga Basha më 18 dhjetor e gjithashtu ka miratuar shkarkimin e Gazment Bardhit si Sekretar i Përgjithshëm, si edhe tre nënkryetarët, Grida Duma; Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj, për arsye se nuk ishin zgjedhur sipas statutit të partisë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNdodhi/ Berisha i rrëmben edhe vulën Bashës, e nxjerr totalisht jashtë loje
Artikulli tjetërSali Berisha sulmon Bashën: U përkul para regjimit! Duhet t’i vendoste Edi Ramës kufirin te thana, qëkur drejtonte Bashkinë e Tiranës! (E PLOTË)