Lulzim Basha shkarkohet sot, zbardhet PLANI: Një bord me 27 persona do drejtojë PD!

Newsbomb.al mëson planin që do të vihet në funksion sot në Kuvendin Kombëtar të PD, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, për drejtimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kryetari aktual Lulzim Basha do të shkarkohet sot, me votën e delegatëve të pranishëm.

Advertisements

Deputeti Oerd Bylykbashi, ka prezantuar para delegatëve dhe simpatizantëve të PD të pranishëm ndryshimete reja në statut. Një surprizë në këtë Kuvend të jashtëzakonshëm është ndryshimi i logos së Partisë Demokratike dhe vula e saj. Do të vendoset që të riktehet logo e vjetër e PD, ajo e përdorur në vitin 1990.

Kur delegatët të votojnë me shumicë votash ndryshimet në statut, do të hidhet në votim shkarkimi i Lulzim Bashës, shkruan neësbomb.al.

Advertisements

Pas hyrjes në fuqi të këtij Statutit dhe deri në përfundim të konstituimit të organeve të reja, parashikohet ngritja e një Komisioni të Përkohshëm të Rithemelimit që merr drejtimin e ekzekutiv të PD-së. Pra, do të ngrihet një bord ekzekutiv me në përbërje 27 persona që do të drejtojnë në mënyrë kolegjiale partinë më të madhe opozitare në vend.

Periudha tranzitore nuk duhet të jetë më shumë se 4 muaj.

Ajo që bie në sy në këtë vendim që është parashikuar dhe do të votohet nga delegatët, është se personat që do të drejtojnë Partinë Demokratike deri në ngritjen e të gjithë organeve të reja, do të jenë deputetë dhe ish-deputetë besnikë të Sali Berishës, shkruan newsbomb.al. Zyrtarë të lartë të PD të cilët kanë mbështetur “Foltoren.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI dhunon dhe u merr çfarë kanë më vete, ky është hajduti që tmerron vajzat në kryeqytet
Artikulli tjetërNdodhi/ Berisha i rrëmben edhe vulën Bashës, e nxjerr totalisht jashtë loje