Një ekran i madh në “Air Albania” jep numrin e delagatëve që kanë hyrë dhe që do bëhen pjesë e këtij Kuvendi Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Advertisements
Mbi 2000 delegatë deri më tani janë futur në stadium, ndërsa numri në ekranin e madh ndryshon në çdo sekond.
Në stadium është vendosur gjithashtu banderolat me sloganin e njoftuar më parë, nga Berisha “Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, më të bashkuar më të fortë më të hapur”.
Advertisements
Ndërsa pjesëmarrësit në një zë brohorasin “Luli ik, Basha ik”.
Pritet që pasi të futen delegatët të paraqitet edhe Berisha që pas disa “foltoreve”, njëpasnjëshme ka arritur të mbledhë firmat për të thirrur Kuvendin e PD.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!