Eskorta mbërrin te “Rruga e Salës”, ish-kryeministri Berisha do drejtohet për në stadiumin “Air Albania”

Eskorta që do të dërgojë ish-kryeministrin Sali Berisha drejt stadiumit “Air Albania, ka mbërritur në shtëpinë e tij. Kuvendi i thirrur prej tij këtë 11 dhjetor, do të fillojë pas afro 40 minutash, në orën 10.00 siç është njoftuar nga Berisha vet dhe nga organizatorët.

Advertisements

Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme, mjeti tip Mercedes Benz S Class me të cilin lëviz Berisha, ka mbërritur në shtëpinë e tij, në zonën e quajtur si “Rruga e Salës”, për shkak se aty jeton ish-kryeministri.

Kujtojmë se, paraditen e sotme do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD pasi është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ai ka deklaruar se përmes “Foltoreve” ka mbledhur firmat e më shumë se 5200 delegatëve për atë që e quan rithemelim të PD. Sot, pritet të shkarkohet dhe Lulzim Basha.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGara bëhet e ashpër, ja 4 konkurentet në nominim për këtë javë
Artikulli tjetërMoti i keq / Reshje shiu, dëbore dhe erë e fuqishme, kur do largohet stuhia e fortë nga Shqipëria?