Tragjike! Fëmija 1 vjeç humb jetën se i mbeti një copë sallami në fyt

Një foshnje një vjeç ka humbur jetën në mënyrë tra gjike në Kosovë, në komunën e Skënderajt. Mediat atje bëjnë me dije se vogëlushi ka ndërruar jetë pasi një copë sallami i ka mbetur në fyt dhe i ka bllokuar frymëmarrjen.

Advertisements

Fëmija 14 muajsh është dërguar me urgjencë në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe është futur në trajtim të menjëhershëm. Fatkeqësisht, mjekët e kanë pasur të pamundur të largojnë pjesën e sallamit nga fyti i fëmijës.

Për rastin u informua edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi nuk jep shumë detaje për këtë rast, por ka thënë se trupi i pajetë i njëvjeçarit është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore. Familja e fëmijës tashmë ka hapur të pamën.

Advertisements

 

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLedina Çelo tregon sekretin e bukurisë së përjetshme: Pa të nuk jetoj dot
Artikulli tjetër“M’u thye gota kur pashë abdominalet e Claudios”/ Beniada bën deklaratën e sikletshme për konkurrentin e ri