Lajmi fundit/ MSH publikon të dhënat: Ja sa raste të reja e humbje jete u regjistruan 24 orët e fundit në vendin tonë

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në vendin tonë. Sipas buletinit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, nga 2859 testime, kanë rezultuar pozitivë 352 qyetetarë. Ndërkohë në 24 orë janë shëruar 462 paciente.

Advertisements

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Advertisements

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftim.

SITUATA NE 24 ORË

si vijon: Janë kryer 2,859 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 352 qytetarë, në këto bashki: 152 në Tiranë, 23 në Durrës, 20 be Fier, 14 në Gjirokastër, 12 në Vlorë, 11 në Elbasan, 10 në Kavajë, Kamëz, 7 në Shkodër, Dibër, Lushnje, Sarandë, 6 në Shijak, Tepelenë, Memaliaj, 5 në Mallakastër, Kuçovë, 4 në Vorë, Devoll, Berat, 3 në Tropojë, Krujë, Skrapar, 2 në Vau Dejës, Malësi e Madhe, Mirditë, Rroskovec, Korçë, Pogradec, Dimal, Gramsh, 1 në Kukës, Lezhë, Kurbin, Rrogozhinë, Delvinë, Poliçan, Cërrik.

Janë 5633 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv; dy qytetarë nga Tirana 56- 88 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 426 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 194,452 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 352

Të shëruar në 24 orë 426

Të shtruar në spitale 136

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2,859

Testime totale 1,416,414

Raste pozitive 203,215

Raste të shëruara 194,452

Raste Aktive 5,633

Humbje jete 3,130

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2,688

Fier 617

Gjirokastër 556

Shkodër 393

Durrës 364

Berat 274

Elbasan 244

Vlorë 196

Lezhë 127

Korçë 84

Kukës 46

Dibër 44

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Betrini, Betrunti”/ Vjen reagimi i Butrint Imerit, pasi Beniada i “bëri lëmsh” emrin (FOTO)
Artikulli tjetërPrej ditësh në spital, Aleksia Peleshi surprizohet nga vizita e personit më të rëndësishëm për të (FOTO)