Lajmi fundit/ Briken Çalja shpallet kampion bote

Briken Çalja është shpallur kampion bote në stilin e shkeputjes ne peshën 73 kg. Atleti shqiptar arriti te ngrinte 156 kg. Nderkohe atleti tjeter shqiptar Erkand Qerimaj zuri vendin e katert.

Advertisements

Calja garonte bashkë me Erkand Qerimajn në këtë peshë dhe të dy janë qene në garë për të fituar medalje që në stilin e shkëputjes.

Qerimaj realizoi provën e parë, 150 kg e më pas nuk çoi dot të dytën me peshën 153 kilogram. Ai realizoi të tretën, por u rendit pas rusit Petrov, në vendin e katërt vetëm për shkak të peshës trupore më të vogël të kundërshtarit Ndërkaq, Calja realizoi me sukses provën e parë 152 kilogramë si dhe të dytën 154 kilogramë, duke qenë në garë për medaljen e artë me tajlandezin Jeram.

Advertisements

Por ky i fundit gaboi provën e fundit dhe i dha mundësinë Caljes i cili nuk gaboi në peshën 156 kilogram duke u shpallur kampion bote në shkëputje.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBëhuni gati! Rrebeshe shiu dhe stuhi dëbore, ju njohim me parashikim e motit për ditët në vijim
Artikulli tjetërE papritur! Fifi bën tatuazhin kushtuar Donaldit (FOTO)