Bëhuni gati! Rrebeshe shiu dhe stuhi dëbore, ju njohim me parashikim e motit për ditët në vijim

Për ditën e nesërme (e Shtunë) mbi vendin tonë parashikohet kalimi i një sistemi frontal. Duke filluar nga orët e para të 24-orëshit dhe pjesën e parë të ditës reshje shiu të vazhdueshme me itensitet mesatar, ndërsa në jug reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore në verilindje – lindje – juglindje parashikohen reshje të dendura dëbore të cilat hera-herës edhe në formën e stuhive të dëborës.

Advertisements

Në pjesën e dytë të ditës reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore reshjet e dëborës do të vijojnë me intensitet deri mesatar.

Për ditën e Diel parashikohet një përmirësim i lehtë dhe gradual i kushteve meteorologjike. Moti nis i vranët e reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar, në relievet malore reshje dëbore. Gradualisht reshjet e shiut humbasin itensitet dhe terren duke mbetur prezente vetëm në zonën veriore.

Advertisements

Gjatë momentin të zhvillimit të vranësirave pritet erë e fortë në formën e tufanit dhe shpejtësi deri në 25m/s nga kuadrati i jugut. Për ditën e Diel itensiteti i erës bie dhe shpejtësi maksimale deri në 15m/s si dhe drejtim nga kuadrati i veriut.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKjo është maska më re e cila do të zëvendësojë testet, shkëlqen me drita ultravjollcë nëse jeni të infektuar me Covid
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Briken Çalja shpallet kampion bote