Bora dhe Olsa pritet t’i japin “lamtumirën” Për’Puthen! Kush do t’i zëvendësojë?

Moderatorja Bora Zemani dhe autorja Olsa Muhameti pritet t’i japin fund aventurës së tyre në emisionin Për’Puthen.

Advertisements

Kjo gjë po përflitet prej kohësh në rrjet, gjë që pritet të ndodhë pas sezonit të tretë.

Olsa u shpreh më herët se kishte nevojë të largohej paska nga ekrani dhe të bënte një pushim të gjatë, ndërsa rrjedhimisht me Olsën do të largohet edhe moderatorja Bora Zemani.

Advertisements

Bora, një ndër vajzat më të komentuara të publikut gjatë muajit të fundit, s’ka dhënë ende asnjë deklaratë për mediat lidhur me largimin e saj.

Megjithatë, lart e poshtë flitet se Olsa dhe Bora mund të zëvendësohen nga Luana Vjollca, e cila e ka gjithmonë derën të hapur në “Top Channel”.

Madje, Luana tregoi më herët se ishte në punë e sipër për një emision ‘dating’, ndaj emisioni i ri mund të mos mbajë fare as emrin “Përputhen”.

Mendohet që Luana do të jetë si autore, ashtu edhe moderatore e këtij emisioni pas “Përputhen”, por ka edhe një pistë tjetër “dyshimesh”.

Thuhet se dy emra të tjerë që mund të zëvendësojnë Borën mund të jenë Zefina Hasani dhe Klea Huta. Zefina ka qenë edhe më parë autore dhe bashkëautore në disa emisione të Top Channel si “The Voice”, “Hell’s Kitchen”, “Pasdite” etj, ndërsa Klea aktualisht drejton “Këngë moj” në “Vizion plus”.

Megjithatë, duhet të presim ende për këto ndryshime drastike të “Për’puthen”./albeu.com/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakQeni u bllokua në rezervuarin me akull dhe lufton për jetën, dy policët bëjnë gjestin ‘prekës’ (VIDEO)
Artikulli tjetërLajmi fundit/ MSH publikon të dhënat: Sa raste të reja me Covid dhe humbje jete u regjistruan në 24 orët e fundit