Hoteli ‘Ador’ në pronësi të Admir Hoxhës, i ka kaluar shtetit. Struktura e Posaçme Antikorrupsion njofton se kjo pronë me vlerë 5 milion euro, që ndodhet në Rinas, është konfiskuar.
Advertisements
“Kjo pronë e konfiskuar me vlerë 5 (Pesë) Milion Euro i kalon shtetit shqiptar! Hoteli i përkiste një grupi kr iminal të strukturuar që merrej me trafik ndërkombëtar droge”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Po kush është Admir Hoxha?
Advertisements
Ai akuzohet se është ideatori i laboratorit të her oinës që u ngrit në Has. Pronari i kompleksit luksoz u arratis nga Shqipëria 9 ditë para se policia të zhvillonte operacioni ku u arrestuan 5 persona nga fshati Brenog. Biznesmeni Admir Hoxha ka dalë në përgjimet e prokurorisë, si edhe është dokumentuar një takim me tij me dy turqit që merreshin me prodhimin e heroinës. Njëri nga turqit që merrej me prodhimin e dro gës, u gjet dy javë më parë i vdekur në një banesë në Prishtinë. Admir Hoxha, dyshohet se është personi që përgatiti ambientin dhe e ktheu në një laborator.
Hoxha akuzohet se porositi he roinën në Has për t’a tregtuar atë më pas në vendet e BE-së. Sipas prokurorisë, Roni i Shijakut bashkë me biznesmenin Admir Hoxha ishin dy personat që kishin organizuar futjen në Shqipëri të 161 pakove me h eroinë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!