‘Blemë 15 euro një pjatë makarona’, flasin pasagjerët që mbetën në det të hapur për orë të tëra

Një aventurë të vërtetë kanë kaluar 118 pasagjerët që mbetën në det të hapur për shkak të kushteve të motit.

Advertisements

Ata u desh të qëndrojnë për gati 11 orë të bllokuar deri sa më në fund trageti u ankorua në Portin e Vlorës.

Pasagjerët të lodhur dhe të sprovuar shprehen se nuk janë lajmëruar dhe çdo gjë u është dashur ta paguajnë vet. Disa prej tyre shprehen se kanë qëndruar edhe pa ngrënë për shkak të çmimeve të shtrenjta.

Advertisements

“Nga oran 06:00 e mëngjesit deri tani. Nuk kemi ngrënë. S’na kanë lajmëruar asgjë”, shprehet një prej pasagjerëve.

Një tjetër thotë se qëndrimi për shumë orë ishte e lodhshme. “Jemi nisur nga Italia mbrëmë në orën 20:00. Ishte e lodhshme për fëmijët e vegjël dhe të moshuarit. Ushqim kemi blerë atje, 15 euro një pjatë me makarona. Kishte shumë dallgë. Shumica ishin pa dhoma”, shprehet udhëtari.

“Ishte shumë e lodhshme, e turpshme mbi të gjitha. Nuk na kanë dhënë për të ngrënë, kemi paguar vetë”, thotë një tjetër.

Kjo nuk është hera e parë që pasagjerët mbeten të bllokuar në traget për shkak të motit të keq në Portin e Vlorës. Më 30 nëntor, po për shkak të motit të keq, 129 pasagjerë në bordin e tragetit që vinte nga Brindisi mundën të zbrisnin në tokë pas 6 orësh në mes të detit të trazuar. Ndërkohë sot është pezulluar edhe lundrimi për anijet e vogla dhe ato të peshkimit në Vlorë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Vritet me thikë 25-vjeçari shqiptar (EMRI+FOTO)
Artikulli tjetërDalin detaje nga vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Angli, miqtë u shprehin ngushëllime familjarëve