‘Tronditet’ qeveria serbe, ja çfarë ka ndodhur Kryeministren dhe 3 Ministre të tjera

Ekipi juridik i Partisë Popullore ka bërë kallëzim penal kundër kryeministres të Serbisë, Ana Brnabiç, ministres së Minierave dhe Energjetikës, Zorana Mihajloviç dhe Ministres së Mbrojtjes së Mjedisit, Irena Vujoviç, për shkak të komapnisë Rio Tinto.

Advertisements

Kallëzimi penal, me 1747 nënshkrime të qytetarëve, është dorëzuar në Prokurorinë për Krim të Organizuar nga përfaqësuesit e së cilës është kërkuar që të veprojnë menjëherë, thanë para gazetarëve përfaqësues të Partisë Popullore para Gjykatës Speciale në Beograd.

Mediat serbe bëjnë me dije se nënkryetari i Partisë Popullore, Miroslav Aleksiç, tha se “partia së bashku me popullin kanë bërë kallëzim penal kundër autoriteteve dhe ka treguar gjithçka që është bërë në vitet e fundit në lidhje me Rio Tinton”.

Advertisements

Ai i bëri thirrje prokurorisë që të reagojë ndaj kallëzimit penal, por gjithashtu shprehu dyshimin se “drejtësia është e shantazhuar apo e korruptuar”.

Aleksiç ndër të tjera shtoi se Serbia mund të ketë një fitim vjetor prej shtatë deri në 30 milionë euro nga Rio Tinto gjersa 80 milionë euro nga bujqësia në Luginën e Jadrës.

Ai ka thënë se Partia Popullore nuk do të ndalet së theksuari pasojat e dëmshme të punës së autoriteteve të Serbisë dhe asaj kompanie.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Gjatë bisedave me Ramën dhe Bashën”/ Escobar përfundon me takimet në Tiranë, reagon ambasada e SHBA
Artikulli tjetërE rëndë në Tiranë/ Pë*dhunohet 13-vjeçarja, nën hetim edhe e ëma për dhunë ndaj saj