I fundit/ Incidenti me tragetin, Porti i Durrësit nxjerr njoftimin e rëndësishëm

Pasagjerët e mjetet e tragetit që nuk u nis dot natën e kaluar nga porti i Durrësit drejt Barit do të nisen natën e sotme me një tjetër traget të linjës.

Advertisements

Ka qenë ora 01:43 e 9 dhjetorit kur në terminalin e trageteve në portin e Durrësit, gjatë manovrave për të dalë nga porti e nisur lundrimin, trageti i linjës Bari-Durrës, “RIGEL III”, si pasojë e keqfunksionimit të sistemit të transmetimit të komandës, ka goditur kalatën nr.8 në pjesën e kiçit në bordin e djathtë. Për pasoja ka pësuar një dëmtim dhe çarje të skafit.

Në një njoftim lidhur me ngjarjen, Autoriteti Portual Durrës njoftoi pasditen e së enjtes se autoritetet përkatëse morën masat në vazhdimësi, në bashkëpunim me organet e tjera ligjzbatuese në port, për menaxhimin e situatës me pasagjerët, duke i sistemuar gjatë natës në dhoma dhe qëndrim të sigurtë në kalatë në terminal.

Advertisements

”Agjencia detare ka kompensuar pasagjerët për biletat që kishin prerë dhe ka mundësuar nisjen e tyre me tragetin “RIGEL 7” sot në mbrëmje. E ndërsa është ngritur grupi i punës për hetimin e incidentit të ndodhur, u morën masa për riparimin e dëmeve.”- thuhet në njoftimin e APD-së.

Me tragetin e përfshirë në incident për shkak të defektit në sistemin e komandimit prisnin të udhëtonin natën e kaluar 193 pasagjerë, 21 makina dhe 91 kamiona.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakQëllohet për vdekje reperi i njohur, djali i dy prindërve ushtarakë (EMRI+FOTO)
Artikulli tjetërPër herë të parë pas 17 vitesh, Barcelona i thotë ‘mirupafshim’ Champions-it, katalanasit do të luajnë në Europa League