Çfarë po ndodh me të? Presidenti turk ‘fiket’ në mes të fjalimit, video bëhet virale

Turkish President Recep Tayyip Erdogan attends a meeting with Russian President in Sochi on September 29, 2021. (Photo by Vladimir SMIRNOV / POOL / AFP) (Photo by VLADIMIR SMIRNOV/POOL/AFP via Getty Images)

Një episod i fundit me protagonist presidentin turk ka bërë që të rikthehen dyshimet mbi problemet e shumëpërfolura shëndetësore të Rexhep Tajip Erdoganit.

Advertisements

Teksa fliste përpara një njësie ushtarake me bazë në Katar, ai harroi se çfarë duhet të thoshte. Për ta nxjerrë nga situata, iu afrua menjëherë ministri turk i mbrojtjes, që i kujtoi vazhdimin e fjalisë. Erdogani duhet t`i bënte ushtarëve urimin e zakonshëm.

“Qofshi mirë dhe…”: presidenti harroi duket se çfarë vinte më tej e ministri i kujtoi shprehjen pasuese: “Allahu ju bekoftë”! Spekulimet për shëndetin e Erdoganit kanë qarkulluar prej vitesh, por së fundi ato janë shtuar shumë. Erdogani sot 67 vjeç, iu nënshtrua një operacioni në zorrë në vitin 2011.

Advertisements

Presidenti turk vazhdimisht i ka mohuar raportet se vuan nga kanceri. Disa javë më parë, kur spekulimet për shëndetin e tij morën hov, zyra e Erdoganit postoi një video ku ai shihej me disa të rinj duke luajtur basketboll.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ 19 të infektuar me Covid në Kosovë, ja sa humbje jete gjatë 24 orëve të fundit
Artikulli tjetërMoti i keq ‘pushton’ Shqipërinë, Policia e Shtetit bën njoftimin e rëndësishëm për qytetarët