Gruaja më e kërkuar nga EUROPOL/ Si 40-vjeçarja krijoi skemën e vrasjes për t’i marrë pasurinë bashkëshortit(Fotot)

Eva Zámečníková është gruaja e vetme, mes 65 janë kriminelëve më të kërkuar nga EUROPOL, në listën e përditësuar së fundmi.

Advertisements

40-vjeçarja sllovake është dënuar me tetë vite burg për vrasje të mbetur në tentativë.

Sipas aktakuzës, biznesmenia e cila kishte një dyqan lulesh në Sllovaki, ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortit të saj më 15 janar të vitit 2014 duke i dhënë një vrasësi me pagesë 50 mijë euro.

Advertisements

Por ky i fundit, iu drejtua policisë dhe u bë dëshmitar i kësaj ngjarjeje.

Ajo planifikoi të shpallte të zhdukur bashkëshortin dhe kështu të merrte pjesën tjetër të shtëpisë së tyre.

Sipas dëshmitarit, arsyeja pse ajo donte të hiqte qafe burrin e saj është se nuk donte ta mbante më me para.

Që në fillim, pretendoi se ishte e pafajshme dhe gjithashtu hodhi poshtë marrëveshjen me personin që do të kryente vrasjen.

Ajo ka theksuar vazhdimisht se vrasja e bashkëshortit të saj nuk lidhet me asnjë përfitim financia, duke theksuar se ka të ardhura shumë herë më të larta, duke përfshirë biznesin dhe truall.

Eva Zámečníková u arrestua më 24 janar të vitit 2014, ndërsa zbuloi se ishte shtatzënë. Në gusht ajo u lirua me kusht dhe në shtator lindi një vajzë, e cila jeton në Bohemi.

Ndërsa më 14 janar 2020, Gjykata e Lartë e Republikës Sllovake lëshoi ​​një urdhër-arresti për të.

Më 9 qershor të vitit 2020, Gjykata e Specializuar Penale në Pezinok lëshoi ​​një urdhër-arresti ndërkombëtar për Eva Zámečníkovan.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTre djem dhe një vajzë në një dhomë hoteli, kush janë të rinjtë që tentuan t’i marrin jetën shokut të tyre në Durrës?
Artikulli tjetër“Mos më trego moshën”/ Çfarë ndodhi në BBV? Monika i kthehet Donaldit dhe e “kërcënon”