Ish-banori i “Big Brother VIP” Igli Zarka, i cili u largua nga shtëpia pas problemeve shëndetësore, ka komentuar romancën mes Donaldit dhe Beatrix-it.
Advertisements
Gjatë intervistës në emisionin “Ftesë në 5” aktori vlerësoi Donaldin, si një prej banorëve që i dha më shumë energji pozitive në shtëpi.
“E kam vlerësuar shumë, pres të pi kafe me të kur të dalë”, u shpreh ai. Sa i takon marrëdhëniet të Donaldit me Beatrix-in dhe Borëm, Zerka the nuk sheh trekëndësh.
Advertisements
“Donaldi e ka thënë mbi 15 herë që është vetëm. Shoh një Donald shumë të qartë”, shtoi ai. Kujtojmë që kur Donald Veshaj u pyet për marrëdhënien me Borën dhe a ka më ndjenja për të, u përgjigj shkurt, pa treguar se çfarë e ka zhgënjyer në atë marrëdhënie. Një detaj i ri është zbuluar nga Igli Zarka lidhur me Donaldin. “Ai kafshoi dorën. Ky gjest do të thotë nuk flas. Tregoi burrëri! Edhe pse i kishte të gjitha armët drejtuar vetes, duroi”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!