Në familjen e Inis Gjonit ka festë pasi vajza e saj feston sot ditën e lindjes. Artistja e ka uruar të bijën me një video ku ka mbledhur foto të ndryshme të së bukuroshes së saj. Me fjalët më të ndjera dhe më të ëmbla, Inisi ka shprehur gjithë dashurinë për bekimin e jetës së saj.
Advertisements
“Falenderuese ndaj Lumturisë. Ndjenjë e madhe për nga pesha, por lehtësuese kur e ke në shpirt. Të jetosh çdo ditë me këtë ndjenjë është bekim i madh. Ndaj fjala që tejkalon fjalën Lumturi është Coco-Antonel. Dhe 100 vite plot Bekim, Bekim që më fale më shumë se Lumturi”, shkruan ajo krah videos.
Inisi nuk ka ngurruar asnjëherë që të ndajë me ndjekësit momente së bashku me të bijën, duke i ëmbëlsuar të gjithë me marrëdhënien e bukur të tyre nënë e bijë.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!