Politikani Nard Ndoka ishte i ftuar special ditën e sotme në ‘Ndryshe’, në Top Albania Radio.
Advertisements
Ndoka, i cili ju përgjigj pa asnjë ngurrim disa pyetjeve shumë pikante nga prezantuesit, Salsano dhe Adi, foli për gjithçka rreth politikës, nisur nga mendimi i tij për situatën Berisha-Basha që po kryeson vëmendjen e mediave dhe duke vazhduar me Edi Ramën.
Por, politikani nuk mundi t’i shpëtonte pyetjes së momentit në lidhje me ‘trekëndëshin’ Bora-Donald-Beatrix!
Advertisements
“E kam ndjekur nëpër rrjete sociale. Me Donaldin, jam njohur nga një emision, ishte tip interesant. Kështu si e ka marrë do vazhdojë edhe me burrat (qesh)”, tha ai.
Nëse do të kishte një “Big Brother” me politikanë, ja cilat nga gratë e politikës do të donte brenda shtëpisë ai: “Do doja Spiropalin, Ballukun dhe Grida Dumën”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!