Majlinda Kelmendi refuzoi 3 milionë euro për të ndërruar nënshtetësinë: “Kurrë nuk bëhem pishman”

Driton Kuka ka zbuluar se Majlinda Kelmendi, në vitin 2012 dhe 2013 ka refuzuar 3 milionë euro për të ndërruar shtetësinë, që Kelmendi të garojë për një shtet tjetër.

Advertisements

Shteti që e deshi Majlindën ta bëjë të sajën është Kazakistani. Këtë synim Kazakistani tentoi ta realizojë duke e paguar sportisten 3 milionë euro.

“3 milionë euro kanë pas me dal në xhirollogari nëse kjo e kish ndërru shtetin. Unë si kam tregu kësaj hiq, ajo e ka marr vesh pas lojërave olimpike, por nuk e ka ditur shumën”, u shpreh Kuka.

Advertisements

Por, pa u mendua dy herë Kuka refuzoi atë ofertë bashkë me Majlindën, por kjo e fundit zbuloi se për një kohë të gjatë se kishte ditur shumën. Ajo e kishte marrë vesh këtë nga shoqëria.

“ ‘Qysh moj i refuzove tre milionë euro?’ Isha tu pi kafe dhe m’u derdh, ‘thash sa!!!?’ ”, u shpreh Majlinda.

Ajo me shumë krenari, thotë se kurrë nuk është pishman që refuzoi milionat për të garuar për vendin e saj, që e ka bërë krenar me medalje të shumta të arta.

“Kurrë s’jam kanë pishman për atë ofertë, dhe s’besoj se do të bëhem ndonjëherë në jetë. E kam ditë që Kazakistani e ka bërë këtë ofertë”.

Ajo tregoi se edhe një tjetër shtet është munduar ta marrë në radhës e saj, është Azerbajxhani.

“Më vështirë e kam pasur kur kam pasur ofertë nga Azerbajxhani, sepse ekonomikisht kemi qenë shumë keq familjarisht. Mami më ka bërë presion me pranu atë ofertë, më shumë që mos të zhdukem si sportise sepse s’kisha të ardhura. Ditë pas dite, menduam dhe vendosem që do të mbesim në Kosovë pavarësisht ofertave. Unë e di që tre milionë euro s’do t’i marrë kurrë këtu, por s’jam pishman aspak mënyre se si më respektojnë njerëzit, kjo nuk blihet”.

Për nder të xhudistes më të suksesshme kosovare, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mbrëmë organizoi një ceremoni shtetërore. Osmani e dekoroi Majlinda Kelmendin me urdhrin “Shotë Galica”.

(E.H/Faxweb.al)

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMiratohet ligji për kriptomonedhat, ja rregullat që do të ndiqen për funksionimin e tregut edhe në vendin tonë
Artikulli tjetërA është i rrezikshëm? WhatsApp sjell një opsion të ri për mesazhet