Shkencëtarët thonë se kanë identifikuar një version “fantazmë” të Omicron, i cili nuk mund të identifikohet duke përdorur testet e shpejta, apo PCR që zyrtarët e shëndetit publik përdorin për të identifikuar personat e infektuar.
Advertisements
Varianti i fshehtë ka shumë mutacione të përbashkëta me Omicron-in e zbuluar në Afrikën e Jugut, por i mungon një ndryshim i veçantë gjenetik që i mundëson që të mos kapet nga testimet laboratorike.
Varianti ende mund të identifikohet si Covid nga të gjitha testet e zakonshme dhe mund të identifikohet si varianti Omicron përmes testimit gjenomik, por duket përgjithësisht i pakapshëm nga testet e shpejta.
Advertisements
Studiuesit thonë se është shumë herët për të ditur nëse forma e re e Omicron do të përhapet në të njëjtën mënyrë si varianti origjinal Omicron, por se versioni “i fshehtë” është gjenetikisht i dallueshëm dhe kjo shton mundësitë që ai të sillet ndryshe.
Varianti i fshehtë u vu re fillimisht në mesin e gjenomave të virusit Covid të dorëzuara ditët e fundit nga Afrika e Jugut, Australia dhe Kanadaja, por tashmë mund të jetë përhapur në më shumë vende të tjera të botës.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!