Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u ankua se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk dëshiron fare të bisedojë me Beogradin.
Advertisements
Mediat në Kosovë thonë se duke iu përgjigjur pyetjes për takimin e ardhshëm në kuadër të dialogut, Vuçiç përmendi deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, ku thuhej se palët nuk kanë interes dhe besim të mjaftueshëm në dialog dhe se “Serbia i dëshiron bisedimet, por Prishtina jo”.
“Ne jemi të gatshëm ta nënshkruajmë marrëveshjen për personat e zhdukur. Ne duam rezultate, por zyrtarisht mund të them se Prishtina nuk dëshiron të flasë fare me ne”, tha kreu i shtetit serb, që kërkon ta lërë topin në fushën e Prishtinës, me pretendimin se nuk është Beogradi ai që po bëhet pengesë për dialogun.
Advertisements
Albin Kurti tha të dielën se “është diskutuar mundësia e një takimi në javën e dytë të dhjetorit në Bruksel me presidentin e Serbisë”.
I pyetur nëse Serbia po e kushtëzon dialogun, Kurti deklaroi se nuk ka informacione për këtë.
Stano u shpreh një ditë më parë se në këtë moment nuk ka gatishmëri as të Prishtinës e as Beogradit që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!