Shtohet një tjetër masë e rreptë/ Sa muaj do jetë e vlefshme çertifikata e vaksinimit pasi të keni bërë dozën e dytë?

Ministrat e Bashkimit Evropian po diskutojnë që vlefshmërinë e certifikatës së vaksinimit ta reduktojnë në 9 muaj. Pra, nëntë muaj nga bërja e dy dozave, nëse nuk aplikohet një dozë e tretë, atëherë certifikata e vaksinimit nuk do të jetë më e vlefshme.

Advertisements

Kjo po shihet në bllok si një mënyrë për të ushtruar më shumë presion tek qytetarët që hezitojnë të vaksinohen. Edhe pse deri më tani një numër i konsiderueshëm vendesh e mbështesin këtë propozim, disa shtete këmbëngulin që vlefshmëria e certifikatës të jetë 12 muaj.

Presidenca sllovene ka sugjeruar që kjo masa të hyjë në fuqi nga 1 shkurti dhe vendimi pritet të merret në nivel ambasadorësh javën që vjen.

Advertisements

Ndërkohë kjo masë është marrë parasysh nga Republika Serbe ku vlefshmëria e vaksinës do të reduktohet në 9 muaj duke nisur nga janari i këtij viti. Vendimi është konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë në vend Adam Vojtěch.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNesër fillojnë ngricat/ Të enjten kthehen sërish stuhitë e shiut, parashikimi i motit për ditët në vijim
Artikulli tjetërRomeo zëvendëson Donaldin? Do të kemi plot surpriza në “Big Brother VIP”