Kishte probleme të shëndetit mendor, identifikohet gruaja e mbytur në lumë (EMRI)

Është identifikuar gruaja që u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm në ujërat e lumit Osum.

Advertisements

Burimet zyrtare të policisë Berat konfirmojnë se trupi i pajetë i përket shtetases Mahmude Çili,e moshës 61-vjeçe dhe banuese në fshatin Velabisht të Beratit. Të njëjtat burime konfirmojnë se identifikimi i saj në Morgun e Spitalit Rajonal Berat është bërë nga kunati i saj,që ka deklaruar se gruaja jetonte e vetme në një banesë në fshatin Velabisht,pasi bashkëshorti kishte ndërruar jetë disa vite më parë dhe fëmijës jetonin prej vitesh jashtë shtetit.

Gjatë deklaratës së dhënë në polici,kunati i gruas së mbytur ka deklaruar se prej disa muajsh ajo kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor dhe se shpeshherë dilte nga shtëpia dhe nuk kthehen me orë të tëra,duke detyruar komshinjtë dhe të afërmit ta kërkonin për ta gjetur e rikthyer në banesë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë në vend/ Makina del nga rruga, humb jetën 20-vjeçari (pamje)
Artikulli tjetër‘Nami’ në rrjet, Valoni i ka kushtuar këngë banores së “Big Brother VIP”