Kartëmonedha euro do të vijë së shpejti me një dizajn të ri. Këtë lajm e ka bërë me dije vetë Banka Qendrore Evropiane (ECB), e cila ka shpalosur idenë e saj për “ridizajnimin” e kartëmonedhës.
Advertisements
“Pas 20 vjetësh, është koha për të rishikuar pamjen e kartëmonedhave tona për t’i bërë ato më të lidhura me evropianët e të gjitha moshave dhe prejardhjeve”, tha presidentja e BQE-së, Christine Lagarde.
Pamje e re e euros pritet që të dalë në vitin 2024. Euro u prezantua per herë të parë në vitin 2002, në bankën qendrore të Frankfurtit, kur asokohe u quajt si ‘epoka e moshës dhe stilit’. Kartëmonedha është përditësuar shumë pak ndër vite.
Advertisements
Këshilli drejtues i Bankës o të marrë një vendim përfundimtar dhe do të vendosë se kur mund të emetohen kartëmonedhat e reja.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!