Alvisa dhe Bashkimi vazhdimisht kanë pasur debate të ashpra me opinionistin Arjan Konomi në “Për’puthen”.
Advertisements
Kur Alvisa dhe Bashkimi u deklaruan për njëri-tjetrin në “Për’puthen Prime”, një koment i Arjanit duket se e prishi atmosferën romantike. “Duket sikur Bashkimit i kanë thënë për një vajzë të mirë, që i ka të gjitha të mira, por sikur ka një problem të vogël: është çik me barrë”, ishte metafora që përdori opinionisti.
Ky koment nuk u pëlqeu aspak konkurrentëve, ndërsa debatet vazhduan dhe këtë të hënë në emision.
Advertisements
“Edhe ‘Prime’ për familjen time ka qenë shumë e vështirë. Babi donte të fliste me Arjanin, por i thashë se nuk doja të përfshija asnjë nga familja”, tha Alvisa.
Ndërsa kritikat, opinionisti nuk i kurseu për Bashkimin, që e konsideroi ‘të shtirur’
“Tregohu njëherë burrë. Ti tjetër gjë mendon, tjetër thotë, shtiret dhe na hiqet këtu si i ndershëm”, i tha ai konkurrentit, ndërsa u shpreh se pasiguritë që ka janë normale, por ka dëshirë të vazhdojë njohjen me Alvisën.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!