Lajmi fundit/ Ulet numri i të infektuarve me Covid në Shqipëri, ja sa raste e humbje jete u regjistruan në 24 orët e fundit

Numri i të infektuarve me COVID gjatë 24 orëve ka pësuar rënie në vendin tonë, ndërsa 13 të prekur janë në gjendje të rënduar të shtruar në spital.

Advertisements

Janë kryer 1,440 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 172 qytetarë, në këto bashki:
78 në Tiranë, 16 në Berat, 11 në Vlorë, 10 në Fier, 6 në Durrës, Gjirokastër, 4 në Kamëz, Lushnje,

3 në Lezhë, Kurbin, Vorë, Mallakastër, Përmet, Kuçovë, 2 në Mirditë, Kavajë, Patos, Selenicë, Sarandë, Tepelenë, 1 në Kukës, Has, Krujë, Dibër, Delvinë, Skrapar, Gramsh.
Janë 6,359 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Advertisements

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv:

Një qytetar 81 vjeç nga Berati, tre qytetarë nga Tirana 85-91 vjeç, një 90 vjeçar nga Lushnja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 190 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,428 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (06 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 172

Të shëruar në 24 orë 190

Të shtruar në spitale 145

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 1,440

Testime totale 1,406,517

Raste pozitive 201,902

Raste të shëruara 192,428

Raste Aktive 6,359

Humbje jete 3,115

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3167

Fier 662

Gjirokastër 542

Shkodër 441

Durrës 340

Berat 339

Elbasan 274

Vlorë 213

Lezhë 161

Korçë 106

Dibër 68

Kukës 46

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLidhja me Beatrix shkaktoi “furtunë” në rrjet. Ja deklarata e fortë e nënës së Donaldit
Artikulli tjetër“Ndjenja më e bukur në botë”/ Florian Marku shfaqet duke mbajtur në krahë fëmijën tij të porsalindur (FOTO)