‘Oj hajdute me lekët e mia bëre vilat’/ Vazhdon sherr i ashpër mes Mandit të Nishtullës dhe Gunbardhit

Vazhdojnë akuzat e ashpra mes dy këngëtarëve Mandit të Nishtullës dhe Silva Gunbardhit.

Advertisements

Intervista e këngëtares Silva Gunbardhit ditën e djeshme ka bërë bujë në media.

Kujtojmë se më herët Mandi Nishtullës e ka akuzuar këngëtaren se ajo dhe Dafi kanë marrë të gjitha lekët e fitimeve të këngës “Te ka lali shpirt”.

Advertisements

Në përgjigje të Nishtullës Silva nxori kontratën me “Acromax” ku sipas saj, vërtetonte me firma se Silva merr vetëm 10% të fitimeve, Dafi 0% e ndërsa 90% të tyre i merr Alfred Sula, kompozitori këngës dhe njëkohësisht kushëriri i Mandi Nishtullës.

Ndërkohë për këtë lëvizje të saj ka ardhur edhe reagimi i Mandi Nishtullës.

“Ok kontratat, po klikimet kush mi mori? Mos harro se hajdute je dhe hajdute do të mbetesh. Ke marrë lekë sa ke bërë dhe vila luksoze. S’bëhen ato me 10% o Silva,” ka shkruar ai.

Ndërsa Silva iu përgjigj këngëtarit:

“Vilat janë vetëm në fantazinë tënde të sëmurë! Unë nuk kam asnjë vilë. Nuk pinë më ujë mashtrimet e tua o Mandi! Të doli boja! Lekët brenda fisit tënd janë! Firmën Alfredit ja ke dhënë ti o Mandi dhe ja ke dhënë Alfredit jo mua! Të kam lënë Zotin o mashtrues!”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKëngëtarja shqiptare me famë botërore ndahet nga i dashuri pas 3 vitesh romancë (FOTO)
Artikulli tjetërSkandal në politikë/ Gjendet kokainë brenda në banjot e parlamentit