Çfarë ndodhi një ditë më parë? Rrëfehet vëllai i Elonës që u mbyt nga burri i saj

Një ngjarje e rëndë u raportua sot ku një shqiptar, baba i dy fëmijëve, mbyti bashkëshorten e tij duke i marrë shpirtin me duar në fyt.

Advertisements

Për mediat greke vëllai i viktimës 36-vjeçare, Elonës, ka thënë se çifti i bashkëshortëve nuk kishin probleme.

Advertisements

“Nuk kanë pasur probleme, kanë shkuar bashkë në punë. Dje shkuam në lokal për të pirë çaj dhe në orën 08:00 – 08:30 ai u largua dhe shkoi në shtëpi të gatuante për fëmijët. Fëmijët flinin në dhomën ngjitur, nuk kuptuan asgjë. Kishin 10 vjet që ishin të martuar, ishin njerëz të qetë. Fëmijët i kemi marrë ne, i kemi sjellë këtu”, ka thënë vëllai i Elonës pasi u pyet nga gazetarët për ngjarjen tragjike.

Kujtojmë se Festimi, 40-vjeçari që mbyti me duar bashkëshorten e tij, është arrestuar nga policia greke pasi ka qenë vetë ai që lajmëroi autoritetet.

Dy fëmijët e mitur të çiftit janë marrë nga daja i tyre në kujdestari për momentin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDetaje të rënda/ Në mëngjes shqiptari postoi foto i lumtur në “Facebook”, në darkë i mori jetën gruas së tij
Artikulli tjetërVendi ballkanik konfirmon 2 rastet e para/ Varianti i ri “Omicron” i afrohet Shqipërisë, dyshimet nga erdhi