E rëndë/ Orteku gjigand u merr jetën tre personave, dy të tjerë plagosen rëndë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Austri. Mediat vendase bëjnë me dije se të paktën 3 skiatorë kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar, si pasojë e rrëzimit të një orteku.

Advertisements

Viktimat ishin pjesë e një grupi prej 11 skiatorësh, tetë prej të cilëve u goditën nga një pllakë dëbore afërsisht 200 metra e gjerë, teksa ngjiteshin në një shpat, gjatë një turneu.

Tre nga skiatorët u zunë nga orteku, ndërsa dy të tjerë pjesërisht dhe mundën të çliroheshin, ka thënë policia rajonale në një deklaratë.

Advertisements

Ekipet e shpëtimit ishin në gjendje të lokalizonin dy të tjerët me ndihmën e pajisjeve të tyre të kërkimit, njëri ishte tashmë i vdekur dhe tjetri vdiq më vonë në një spital në Klagenfurt.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakParashikuesja e fatit rrëfen detajet e papritura, a do të rikthehen Bora dhe Donaldi?
Artikulli tjetërDetaje të rënda/ Në mëngjes shqiptari postoi foto i lumtur në “Facebook”, në darkë i mori jetën gruas së tij