Departamenti Amerikan i Thesarit do të vendosë një sërë sanksionesh javën e ardhshme, kur do te mbahet edhe Samiti i SHBA-së për Demokraci.
Advertisements
Sipas “Reuters”, do të synohen personat e përfshirë në korrupsion, abuzime serioze të të drejtave të njeriut, dhe që minojnë demokracinë.
Ndërkohë nuk jepen ende detaje për personat që do të përballen me sanksione.
Advertisements
Thesari do të shpallë gjithashtu propozime për të mbyllur boshllëqet që lejojnë zyrtarët e korruptuar të shfrytëzojnë tregun e pasurive të paluajtshme.
“Thesari do të ndërmarrë një sërë veprimesh për të përcaktuar individët që janë të përfshirë në aktivitete keqdashëse që minojnë demokracinë dhe institucionet demokratike në mbarë botën duke përfshirë korrupsionin, represionin, krimin e organizuar dhe abuzimin serioz të të drejtave të njeriut”, tha zëdhënësi Departamentit të Thesarit.
Mbledhja e parë që do të zhvillohet javën e ardhshme është një provë e pohimit të Presidentit Joe Biden, të shpallur në fjalimin e tij të parë për politikën e jashtme, se ai do të kthente Shtetet e Bashkuara në udhëheqjen globale për t’u përballur me forcat autoritare të udhëhequra nga Kina dhe Rusia.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!