Zëdhënësja e liderit historik te demokrateve, Sali Berisha, Mariela Shkurta, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se është e paprecedentë, që Basha ka sharë anëtarët e PD me fjalët më vulgare.
Advertisements
Shkurta thekson se në Foltore kurrë nuk është përdorur fjalor i tepruar ndaj Bashës, duke shtuar se kreu i PD duhet që t’ i thirrë mendjes e t’i kthejë demokratëve selinë e tyre, atë të Partisë Demokratike.
Postimi i zëdhënëses së Sali Berishës, Mariela Shkurta:
Advertisements
A e keni pyetur ndonjehere kryetarin, se çfare mendimi ka, per te gjithe ata demokrate qe ndihen te zhgenjyer prej tij? Kam edhe nje pyetje tjeter qe me mundon!
A keni degjuar ndonje demokrat ne Foltore te shaje demokratet qe mbeshtesin Bashen me fjalet: llum, pianec, pro-Ramë, vrases?
Une si demokrate (aspak militante), dhe njeri me parime qe respektoj mendimin e secilit, pa imponuar mendimin tim tek te tjeret, ndihem e fyer. Ndihem e fyer, pasi jo vetem kundrejt meje si demokrate, por edhe ndaj shumices se demokrateve jane perdorur terma te tilla.
Ndihem e fyer edhe me shume, pasi ne partine tek e cila une shpresoj ndryshimin, luhen lojera te pista, vetem per interesa individuale.
Ne asnje vend qe aspiron te behet pjese e Bashkimit Evropian, apo qe eshte pjese e Bllokut, nuk ndodh qe kryetari i nje prej forcave politike me te rendesishme ne vend, te anashkaloje anetaresine dhe te shkele statutin, duke u kthyer ne nje perandor dhe nje pronar i secilit mbeshtetes te asaj force politike.
Thirri mendjes dhe kthejua demokrateve seline e tyre.
PS: Ne Foltore nuk kryhen gjenocide, ne nuk jemi serbe!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!