Ditën e sotme, ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina ka qenë i ftuar në “Fun Club”.
Advertisements
Ai ka pohuar se Donaldi është ende i dashuruar me Borën.
Madje, Atdheu shtoi se Donaldi do të lë lojën në këto momente, duke hequr dorë nga çmimi i madh dhe çdo gjë tjetër aty brenda dhe ai dhe Bora do të lidhen përsëri, sepse janë dy njerëz të dashuruar dhe para dashurisë askush nuk është i fortë.
Advertisements
“Duhet të dalë jashtë sa më herët. Të dalë jashtë shtëpisë dhe ti lë të gjitha për Borën”, ka thënë Atdheu.
Anaidi ka shtuar se nuk do rrezikonte dhe njëherë sepse është femër shumë e fortë.
Atdheu iu përgjigj duke i thënë se përpara dashurisë asnjë femër nuk është e fortë, duke lënë të kuptohet se Bora dhe Donaldi kanë një histori të vërtetë dashurie.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!