Duhet të ngrinte si fitues flamurin shqiptar, por në Kukës nuk ka një skuadër mundje. 9 vjeçari Ernest Domi nga Kukësi garoi në Helsinki të Finlandës dhe mori medaljen e artë. Ai dhe tre fëmijë të tjerë nga kosovarë përfaqësuan në turneun ndërkombëtar të mundjes, Kosovën.
Advertisements
Edhe mundësit e tjerë Dior Zogajn, Vlera Sadiku dhe Ernis Latifaj pjesë e skuadrës “Kolosi” morën medalje të artë dhe të argjëndi.
Ernesti dhe shokët e tij u kthyen në Prizren dhe ndanë emocionet që përjetuan.
Advertisements
“U ndesha me dy finlandezë. Jam shumë i kënaqur se kam zënë vendin e parë”, tha Ernest Domi.
Për sfidën folën dhe mundësit e tjerë.
“U ndesha me tre vetë dhe me një rus. Rusi që ka mbajtur vendet e para. një herë e munda me tush dhe njëherë me pikë”.
“Kam zënë vendin e dytë u ndesha me një finlandez dhe një rus”.
“U ndesha me një finlandeze ajo më mundi për 4 pikë. Se prita aq mirë po jam e gëzuar dhe me vendin e dytë”.
“Nëna e Vlera Sadikut, ka qënë qëllimi im që ti fusja në gara që ti aktivizoja pak”.
I gëzuar për suksesin traineri, Sadik Ferati tha se të vegjlit janë shumë të disiplinuar dhe të palodhur.
“Katër medalie, katër garues është sukses i madh për skuadrën dhe Kosovën. Kishmi luftë atraktive u vlerësuan nga tranierët më të mirë të mundjes atje”.
Jo vetëm Ernesit por dhe motra e tij Erglena është mundëse. Familja e tyre sakrifikon shumë. I ati ish mundës cdo ditë i shoqëron nga Kukësi për t’u stërvitur në Prizren./abcnews.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!