Mamaja e Donaldit e mbështeti lidhjen me Beatrixën, ja pse nuk e donte Bora Zemanin…

TIRANE

Advertisements

Le t’i kthehemi historisë së Donaldit me Bora Zemanin dhe çfarë ndodhi që ata u ndanë pas një historie më shumë se dyvjeçare. Siç e ka treguar edhe vetë Donaldi, ajo lidhje u bë toksike për shkak të sherreve dhe xhelozive që kishin si çift, dhe një natë prej netësh ai u largua nga shtëpia ku bashkëjetonin në Tiranë.

Burime për “Panorama Plus” treguan se kundër lidhjes së tij me Bora Zemanin ka qenë edhe nëna e tij, e cila e shihte si një marrëdhënie të tensionuar që nuk do t’i çonte askund. Kjo ishte dhe arsyeja që pas afrimitetit që ai krijoi me Beatrixin, nëna dhe babai i tij hynë në shtëpinë e “Big Brother” jo vetëm për të suprizuar djalin e tyre, por sidomos për t’i dhënë një mesazh aprovimi për njohjen e re.

Advertisements

Pas 50 ditësh qëndrim brenda shtëpisë, vëllai i tij binjak, Romeo, i kishte shkruar letër, ndërsa i shkuan për ta takuar prindërit e tij. Të tre të ulur në oborr, nëna i dha një mesazh atij, pikërisht për çështjet e zemrës, duke shprehur kështu hapur qëndrimin e saj kundër lidhjes së të birit me Borën. Nëna e Donaldit i kërkoi atij të veprojë me zemër ashtu si ai vepron jashtë.

“Dëgjo zemrën tënde dhe vepro si jashtë sikur vetvetja jote”, i tha ajo. Dhe gjithçka u kuptua qartë. Donaldi u përlot shumë, pasi ishte nata e tij me surprizat e njëpasnjëshme që i bënë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Sa për Borën….”/ Albërije Hadërgjonaj flet për mbesën: Trixa është naive, ndërsa Donaldi…
Artikulli tjetërE tmerrshme/ 5 persona gjenden të masakruar me thikë dhe armë zjarri, shumica janë fëmijë